Blog Post

Arbëria TV > Yje > “Mallkim” i ekipeve të zemrës, Drake humb qindra mijëra euro në bastin për Kanadanë

“Mallkim” i ekipeve të zemrës, Drake humb qindra mijëra euro në bastin për Kanadanë

Reperi kanadez, Drake, njihet për shprehitë e tij të basteve.

Ai publikisht ka pranuar se luan me baste shumë, sidomos kur ekipet e tij të preferuara janë në fushë.

Mbrëmë pas mesnate, Argjentina luajti ndaj Kanadasë, në gjysmëfinalen e Kupës së Amerikës.

Si kanadez, Drake patjetër që do të vendoste bast për vendlindjen e tij.

Ai vuri bast 300 mijë dollarë se Kanada do të mposhtë Argjentinën.

Për fat të keq të reperit, Kanada u mposht bindshëm nga Argjentina e Messit, me rezultat 2:0.

Image