Viktima femër në Malishevë ka raportuar në polici se në vazhdimësi është duke përjetuar dhunë psikologjike nga e dyshuara femër.
Bëhet e ditur se si pasojë e dhunës, viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit ka shkuar te prindërit e saj, kurse e dyshuara pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.