Malisheva do të presë Dritën në kuadër të xhiros së 28-të të Albi Mall Superligës, në një ndeshje ku përballen dy skuadra nga top 3, por me një diferencë të madhe pikësh.
Malisheva synon fitoren për të ruajtur pozitat e saj në vendin e tretë, ndërsa Drita kërkon pikët e plota për të thelluar diferencën me ndjekësit.
Formacionet Zyrtare:
Malisheva: Avdyli, Pira, Xhaka, Ferati, Veliu, Vitija, Ndjigi II, Hazrollaj, Bunjaku, Xhylani, Aliu.
Drita: Maloku, B. Krasniqi, Mesa, Bejtulai, Ovouka, Dabiqaj, Broja, Zulfiji, Tusha, Ajzeraj, Manaj.