Prifti i kishës së Llapushnikut ka folur për TV Arbëria, ai ka treguar rreth historiku të kësaj Kishe dhe pagëzimet e fundit që po ndodhin në vendin në fjalë, shkruan TV Arbëria.
Ai tregon se kisha është ndërtuar më 9 tetor 2016, dhe që nga atëherë kjo datë është kthyer në një traditë. Tutje thotë se pagëzimet e para kanë ndodhur më 26 dhjetor 2008, dhe Malisheva ka qenë prijëse e këtyre pagëzimeve, duke vijuar Theranda, Vushtrria, Skënderaj, Drenasi, Komorani dhe Lipjani.
“Këtu është ndërtuar kisha më 9 tetor 2016, jo rastësisht por i kanë parapri shumë pagëzime para 2016-ës, që pagëzimet e para kanë ndodhur më 26 dhjetor 2008 dhe nga atëherë dhe deri më sot kajojnë në vikariatin tonë ipërfnor që i përfshin shtatë komuna, Malishevë, Suharekë, Vushtrri, Skënderaj, Drenas, Komoranë dhe Lipjanë janë mbi 3 mijë të rikthyer në Kishën Katolike dhe atëherë është parë arsyeja që ta ndërtojmë objektin për të, që çdo objekt, të quhet ajo kishë, tek islami quhet xhami, te ebrejt quhet tempullë, është vendi i zotit ku njerëzit vijnë luten, ja drejtojnë atit të gjithë pushtetshëm lutjet, për vete për familjarët, për njetet e tyre të shumta që e që ndërmjetësia e Shën Abrahamit i plotësojë njijetet e tyre dhe kjo ndodh njëherë në vit”, ka thënë prifti i kishës së Llapushnikut.
Ai tutje thotë se presin që të ketë edhe më shumë pagëzime, në ditët në vijim, dhe ka në thirrje për të gjithë shqipatrët, që të mos e ndrrojnë kombin.
“Ka pasur shumë më shumë, sigurisht por ne presim që ne kemi me e dhënë edhe një lajm të gzueshëm në të ardhmen, që kishës katolike janë duke ju bashkuar qindra e mijra besimtarë, që e falenderojë zotin, gjakun e derdhur të martirëve dhe dëshmorëve, dhunën që e ka përjetuar populli ynë dhe përdhunimi ajo dhimbja e femrës shqiptare, që ka ardh liria dhe populli i Kosovës ai shqiptari e ka lirinë e vet të përcaktohet edhe për besim pa presione me vullnetin e tij, duke e respektu lirinë e tij, por i them popullit tim shqiptarë të dashur, të vuajtur, e sot të lirë, kombin mos ta ndërrojmë, gjuhën ta ruajmë, kulturën ta ushqejmë, e kudo që jemi të jemi një gur i çmueshëm në mozaikun e madh që quhet familja botërore, si shqiptarë”, ka thënë prifti.
Ndiqni videon: