Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Malisheva në errësirë, banorët protestojnë për mungesën e energjisë elektrike, paralajmërohen aksione masive

Malisheva në errësirë, banorët protestojnë për mungesën e energjisë elektrike, paralajmërohen aksione masive

Të pakënaqur me mungesën e energjisë elektrike tash e sa kohë, banorët e komunës së Malishevës sot kanë protestuar në magjistralen Prishtinë-Tiranë.

Banorët janë shprehur të revoltuar për problemet me energjinë elektrike, dhe thonë se më nuk po munden ta përballojnë këtë problem.

Ekipi i TV Arbëria e ka ndjekur nga afër këtë protest, dhe disa nga qytetarët e intervistuar janë shprehur se kjo gjendje tashmë është e papërballueshme.

“Spaku me marr masa punëtorët e KEDS-it, mos me i lanë me ardh me i kontrollu orët e rrymës, edhe mos me i pagu asnjë qytetar i Malishevës derisa të zgjidhet problemi,” ka thënë njëri nga protestuesit, për TV Arbëria.

Një tjetër qytetar thotë se ka paguar energjinë elektrike në vlerë prej 1410 euro.

“1410 euro e kam pagu fakturën dje, shumica e muajit më ka shkuar me gjenerator, edhe afro 2 mijë euro shpenzime naftë kam bërë për biznesin tim,” tha qytetari.

Gjithashtu një tjetër qytetar përmes kamerës së TV Arbëria iu bën thirrje të gjithë qytetarëve të Malishevës që të dalin dhe ta bllokojnë autostradën, në shenjë proteste nga kjo gjendje. /TV Arbëria