FC Malisheva ka konfirmuar largimin e katër futbollistëve. Të katërtit u larguan pas skadimit të kontratave.
Bëhet fjalë për Behar Maliqin, Alush Gavazajn, Florent Avdylin dhe Albion Berishën.
Klubi malishevas ka falënderuar futbollistët për kontributin e dhënë, duke i uruar suksese në vazhdim të karrierës.
Njoftimi i plotë nga FC Malisheva:
“FC Malisheva dhe lojtarët Behar Maliqi, Alush Gavazaj, Florent Avdyli dhe Albion Berisha, kanë ndërprerë bashkëpunimin pasi që lojtarëve iu ka përfunduar kontrata.
Faleminderit Behar, Alush, Florent dhe Albion për kontributin e dhënë për skuadrën dhe ju dëshirojmë suksese në vazhdim të karrierës”.
/TV Arbëria