Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Malisheva, komuna më e mirë në Kosovë sa i përket investimeve kapitale

Malisheva, komuna më e mirë në Kosovë sa i përket investimeve kapitale

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se sa i përket investimeve kapitale, Malisheva është komuna më e mirë në Kosovë.

“Bazuar në raportet financiare, për nëntë mujorin e këtij viti, ne vazhdojmë të jemi Komuna më e mirë në Kosovë, lidhur me investimet kapitale, me mbi 93% të realizimit.

Me punë, përkushtim e të unifikuar do vazhdojmë të bëjmë më të mirën për Komunën dhe qytetarët tanë”, shkruan Kastrati në Facebook.

/TV Arbëria