Malisheva ka fituar ndaj Gjilanit me rezultat 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Ekipi malishevas ka vazhduar formën e mirë duke marrë një fitore të madhe para tifozëve të vet në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin Liman Gegaj.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja skuadrat, por raste ideale nuk pati dhe ekipet shkuan në pushim me barazim 0-0.
Në pjesën e dytë, u zhvillua përsëri lojë e barabartë, por vendasit ishin më konkret dhe arritën ta gjejnë golin e fitores.
Goli i vetëm dhe i tri pikëve në këtë ndeshje erdhi nga penallti me anë të Drilon Hazrollaj, i cili ishte i saktë në minutën e 84-të për 1-0 dhe me këtë rezultat u mbyll ndeshja.
Pas kësaj fitore, Malisheva e sheh veten në pozitën e katërt me 20 pikë, ndërsa Gjilani renditet i shtati me 14 pikë.
Në ndeshjen e radhës, Malisheva luan në udhëtim te Ballkani, ndërsa Gjilani e pret Llapin.
/TV Arbëria