Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Malisheva fiton duelin e mbijetesës me Trepçën ‘89

Malisheva fiton duelin e mbijetesës me Trepçën ‘89

Malisheva ka dalë triumfuese nga derbi i mbijetesës në Superligën e Kosovës duke e mposhtur Trepçën ’89 me rezultat minimal 1-0, sfidë kjo e zhvilluar në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevës cila ishte e vlefshme për xhiron e 32-të.

Skuadra e Bylbyl Sokolit fitoi duke iu falënderuar golit të Tolajt në minutën e 41-të duke iu shmangur kështu zonës së rrezikshme.

Pas kësaj fitoreje, Malisheva shkon në kuotën e 39 pikëve në vendin e shtatë, kurse Trepça ’89 është një pozitë më poshtë me 34 pikë.

/TV Arbëria

Powered by WordPress