Kanë përfunduar tre ndeshjet e javes se nëntë në Superligën e Kosoves. Ekipet e fundit të tabeles kaë surprizuar ekipet Gjilanase, pasi Gjilani humbi nga Ferizaji 1-2, nderkaq Drita u ndal me barazim nga Feronikeli 74 me rezultatin e bardhë 0-0.
Derbi u luajt në Malishevë, në mes të Malishevës dhe Prishtinës. Në këtë ndeshje Prishtina duket se kishte hyrë shumë e përgatitur, duke ditur se po luante me liderin, prandaj edhe u pa një angazhim i pashoq i skuadres kryeqytetase. Që nga fillimi skuadra e Malisheves u mundua në çdo mënyrë, por arriti të shënoj vetëm njëherë në minuten 4 me Hazrollajn, kurse vetëm 4 minuta më vonë barazoj Akinbule, dhe që na ky gol duket se Prishtina fitoj një siguri në lojë, edhe pse Malisheva u mundua në çdo formë, por përveç lojes së mirë në mbortje të Prishtinës, ishin lojtarët e Malishevës që ja mundsuan një organizim të mirë në fazën mbrojtëse, pasi gjithmonë bënin një lëvizje më shumë, ishin goxha egoist në sulm, dhe kjo ju kushtoj pasi Prishtina në dy sulme jo shumë premtuese arriti të shënoj dy herë, dhe të fitoj ndeshjen me rezultat 1-3.
Malisheva udhëheq e vetme me 17 pikë, por tash Prishtina me 16 gjendet në vendin e dytë, Ballkani dhe Llapi dhe Drita kanë nga 13.
Nesër luhet derbi i Suharekes në mes Ballkanit dhe Suharekes dhe Dukagjini pret Llapin. /TV Arbëria