Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Maliqi: Vota e diasporës është manipuluar…

Maliqi: Vota e diasporës është manipuluar…

Analistja politike, Afërdita Maliqi, në ARB Debat me Rid Berishën, në TV Arbëria, ka folur për procesin zgjedhor pas 9 shkurtit në Kosovë.

Ajo ka thënë se mendon që votat e diasporës janë manipuluar.

“Personalish mendoj se vota e diasporës është manipuluar dhe kjo është bindje e imja personale,” ka thënë ajo.

Maliqi jep disa arsye që sipas saj votat e diasporës janë manipuluar.

“Ne kemi parë dështime që nga fillimi, kur ka filluar votimi atje, kur janë dërguar votat ose formularët, kemi parë video të njerëzve që janë dalë publikisht dhe kanë treguar se kë e kanë votuar. Kemi parë ambasadorin Martin Berishaj duke i bartur votat, kemi parë që KQZ-ja herë ia jepte tenderin një kompanie, herë ia merrte, do të thotë bartjen e votave me postë e ka bërë një kompani private, që për mua është e dyshimtë,” ka thënë ajo.

“Pastaj, si është e mundur që në votat në konsullata dalin pothuajse 80% të Vetëvendosjes? Këto pasqyra, për mua, janë manipulim. Ndërkaq, tek votat me postë merr 40% Lidhja Demokratike, dhe këtu kam dyshime,” thotë tutje ajo.