Analistja Afërdita Maliqi, duke komentuar vizitën e emisarit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka deklaruar se vizita e tij është e lidhur ngushtë me çështjen e dialogut mes të dyja vendeve.
E ftuar në emisionin “ARB DEBAT”, me Rid Berishën, ajo tha se cilado qeveri që do të vije duhet ta ketë parasyshë dialogun e mbetur, pasi sipas saj, Qeveria Kurti nuk ka qenë e zonja t’iu bëjë zgjidhje problemeve të cilat janë diskutuar në tavolinen e bisedimeve.
“Përfaqësuesi special po vjen në Kosovë nënjë kohë kur ende nuk kemi institucione të reja, ende nuk është kriju qeveria e re dhe vizita e tij në një kohë kur nuk kemi institucione ekzekutive të pa konsulidume është sa për të filluar ndoshta atë punën e tij dhe për të dhënë një mesazh se kushdo që nesër ose pasnesër do ta udhëheqë qeverinë e ardhshme, duhet ta ketë parasyshë dialogun e mbetur, aty ku ka mbetur që pothuajse mbeti peng ashtu. Për vet faktin që qeveria Kurti kjo që tashmë po shkon, nuk ka qenë shumë e interesuar me ecë përpara dialogun pavarësisht se komplet energjinë e ka pasë të kanalizume në veri dhe përmes veriut në dialog, por sidoqoftë nuk ka qenë e zonja apo nuk ka dashtë me iu dhënë zgjidhje atyre problemeve të cilat janë diskutu në tavolinën e bisedimeve”, tha tutje Maliqi./TV ARBËRIA./