Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Maliqi: KQZ po tregon që ka qenë e papërgatitur, ose po e bën qëllimisht këtë zvarritje për t’i dhënë kohë partisë në pushtet për ta formuar qeverinë e ardhshme

Maliqi: KQZ po tregon që ka qenë e papërgatitur, ose po e bën qëllimisht këtë zvarritje për t’i dhënë kohë partisë në pushtet për ta formuar qeverinë e ardhshme

Analistja politike Afërdita Maliqi, në ARB Debat me Rid Berishën në TV Arbëria, ka komentuar procesin zgjedhor që është zhvilluar deri më tani.

Maliqi ka thënë se, pavarësisht që zgjedhjet e 9 shkurtit janë zgjedhje të rregullta, KQZ-ja nuk ka arritur të përgatitet për këtë proces.

“Kjo tregon se, nëpërmjet problemeve të tjera që kemi pasur gjatë qeverisjes Kurti, të njëjtat probleme e kanë goditur edhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, i cili nuk ka arritur të organizojë zgjedhjet, pavarësisht se ka pasur kohë të mjaftueshme, sepse këto janë zgjedhje të rregullta, që më duket prej vitit 2007 ose prej kur i kemi pas zgjedhjet e fundit të rregullta. Këto janë zgjedhje të rregullta dhe KQZ ka pasur kohë të mjaftueshme për t’u përgatitur në çdo cep,” ka thënë Maliqi në ARB Debat.

Analistja thekson se vonesat e KQZ-së për të shpallur një rezultat përfundimtar mund të jenë edhe të qëllimshme, kjo sipas saj, për t’u dhënë kohë partisë fituese për të bërë kalkulimet e saj për formimin e qeverisë.

“Komisioni Qendror po tregon se ka qenë i papërgatitur, ose po e bën qëllimisht këtë zvarritje të procesit të numërimit për t’i dhënë partisë në pushtet kohë që ta shohë mundësinë se si mund t’i bëjë numrat për qeverinë e ardhshme,” ka thënë Maliqi në TV Arbëria.