Analistja Afërdita Maliqi, në emisionin ARB Debat me Rid Berishën, ka thënë se ardhja e presidentit Donald Trump në Amerikë e ka ndryshuar krejt situatën.
Por ajo shton se fakti që shefi i NATO-s pritet të vizitojë Kosovën është një tregues se vendi ende është në agjendën e tyre.
“Jemi në një situatë krejt të re, ardhja e presidentit Trump e ka ndryshuar krejt situatën. Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë tregon që Kosova ende vazhdon të jetë në agjendën e tyre si pjesë e Evropës,” ka thënë ajo në ARB Debat.
Tutje, ajo thekson se me qeverisjen e Kurtit, pozicioni i Kosovës nuk është i mirë dhe se Kosova ka nevojë për një qeveri stabile.
“Unë mendoj që Kosova, me këtë qeverisje dhe me këtë neglizhencë të kësaj qeverisje, nuk është në pozicion të mirë. Ne kemi nevojë për një qeveri stabile dhe që merr përsipër ato që duhet t’i marrë, merr përsipër punët që duhet të kryhen, jo çfarë na ka ndodhur me Albinin. Të gjithë jemi dëshmitarë që ai ka pranuar marrëveshjen e Ohrit, marrëveshje e cila ka asociacionin, i cili për ne nuk është i mirë,” ka thënë ajo në TV Arbëria.