Analisti politik, Shkelzen Maliqi, ka ironizuar me deklaratën e Agim Bahtirit të VV-së, ku ky fundit derisa fliste për ekonomi tha se “Bruto Produkti duhet të ketë qarkullim…”.
Maliqi Bahtirin e ka quajtur “shkerpurdhaxhiu”, derisa tha për të se ai është bruto produkti më në zë i qeverisë Kurti.
“Bruto produkti më në zë i Qeverisë Kurti 1, 2 dhe 2.5 po del së është Agim Bahtiri shkëpurdhaxhiu”, ka shkruar ai.
Bahtiri në një intervistë kishte deklaruar se Bruto Produkti duhet të ketë qarkullim, deklaratë kjo që ka marrë komente të shumta nga analistë dhe akterë politikë.