Mali i Zi është në radhën e gjatë të shteteve që mbështesin Ukrainën.
Është presidenti i këtij shtetit, Jakov Milatoviq, që ka shprehur mbështetjen e Podgoricës ndaj Kievit, që sot shënon saktësisht dy vjet që prej nisjes së luftës me Rusinë.
“Në këtë ditë dy vjet më parë nisi agresioni i Rusisë mbi Ukrainën. Mali i Zi mbështet të drejtën për liri dhe perspektivën Euro-Atlantike të Ukrainës”, ka shkruar Milatoviq.
“Mbesim të përkushtuar për politikën e paqes dhe vlerave fondamentale në të cilat demokracia mbështetet”.