Një tërmet goditur Malin e Zi mbrëmjen e sotme. Forca e tërmetit ka qenë me magnitudë 4.4.
Epiqendra e tërmetit ka qenë 12 kilometra nga Nikshiqi, ndërsa thellësia fokale ka qenë 9 kilometra.
Sipas Qendrës Evropiane Sizmologjike Mesdhetare (EMSC), tërmeti ka ndodhur rreth orës 19:07.
Lëkundjet e tërmetit kanë shkaktuar panik te qytetarët, por fatmirësisht deri tani nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale.