Gjigandi i teknologjisë Microsoft ka nxjerrë një mjet të ri bazuar në Inteligjencën Artificiale, i cili merr fotografi të ekraneve të përdoruesve çdo disa sekonda. Tipari “Copilot+ Recall” është i disponueshëm në modalitetin e shikimit paraprak për disa njerëz me kompjuterë dhe laptopë me Inteligjencë Artificiale të Microsoft.
Mjeti i ri është cilësuar ndryshe si “makthi i privatësisë” dhe u njoftua për herë të parë vitin e kaluar. Microsoft e ndaloi prezantimin në vitin 2024 dhe pasi provoi teknologjinë me një numër të vogël përdoruesish, ka filluar të zgjerojë aksesin për ata që janë regjistruar në programin e tij të testimit të softuerit Windoës Insider.
Vetë kompania Microsoft thotë se “Recall” do të shpërndahet në mbarë botën, por ata me bazë në BE do të duhet të presin deri më vonë në 2025. Përdoruesit do të zgjedhin këtë veçori dhe Microsoft thotë se ata mund të “mund të ndalojnë ruajtjen e fotografive në çdo kohë”.