Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Makina me targa serbe parkohet përballë selisë së Mitropolisë së Kishës Ortodokse Autoqefale të Kosovës, KOAK reagon dhe kërkon masa nga organet e rendit

Makina me targa serbe parkohet përballë selisë së Mitropolisë së Kishës Ortodokse Autoqefale të Kosovës, KOAK reagon dhe kërkon masa nga organet e rendit

Kisha Ortodokse Autoqefale e Kosovës ka njoftuar se dje, një makinë me targa serbe u parkua ilegalisht përballë selisë së Mitropolisë së KOAK. Ky veprim konsiderohet si një akt i qëllimshëm provokues që synon të sfidojë besimin dhe identitetin kombëtar shqiptar.

“Ky nuk është thjesht një shkelje e rregullave të qarkullimit – është një akt i qëllimshëm provokues që synon të sfidojë besimin dhe identitetin tonë kombëtar.

Selia e KOAK është shtëpia shpirtërore e shqiptarëve ortodoksë të Kosovës, simbol i autoqefalisë dhe i amanetit të etërve tanë. Çdo shkelje, çdo provokim në këtë vend të shenjtë është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj fesë dhe kombit tonë”, thuhet në reagim.

KOAK konfirmon se do të mbetet e fortë dhe e palëkundur në shërbim të së vërtetës, fesë dhe kombit shqiptar.

Reagimi i plotë: