Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Majlinda Kelmendi: Po i tregojmë botës që kemi rini të shëndësoshë – më vjen mirë për Distrian, Tonin e Kosovën

Majlinda Kelmendi: Po i tregojmë botës që kemi rini të shëndësoshë – më vjen mirë për Distrian, Tonin e Kosovën

Majlinda Kelmendi ka reaguar në lidhje me medaljen e fituar nga Distria Krasniqi në Lojërat Olimpike.

Xhudistja, Distria Krasniqi dje ka fituar medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike në kategorinë -52kg.

Kelmendi tha se ishte e sigurt në të artën – megjithatë çfarëdo lloj medalje është e mirëseardhur.

“Momentin kur humbi Distria në finale më shkuan lotët – sepse kam qenë 1 milionë përqind e sigurt që do ta mposht, kemi qenë disa përgatitje me të këtë vit, Distria jo që e mposhtte, por edhe luante me të, momentin kur u kry lufta, e pata një shok, por medalja është medalje dhe përderisa jemi në podium, ngjyra e medaljes nuk luan shumë rol se çfare është. Më vjen mirë për Distrian, Toni Kukën, ekipin dhe Kosovën si shtet. Hera e tretë që Kosova po merr pjesë në Lojëra Olimpike dhe po marrim medalje, po ia dëshmojmë botës që kemi një rini të shëndoshë dhe shumë kohë më parë është dashtë me na u dhënë mundësia me tregu vlerat tona si shtet”, tha Majlinda Kelmendi.

Powered by WordPress