Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Majko: Kërkesa për vendosjen e ushtrisë serbe në Kosovë është konflikt i pashpallur

Majko: Kërkesa për vendosjen e ushtrisë serbe në Kosovë është konflikt i pashpallur

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko ka reaguar sot lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë dhe pretendimeve e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq për vendosjen e ushtrisë në veri të vendit.

Majko që ishte në krye të qeverisë shqiptare gjatë luftës së Kosovës, me anë të një shkrimi në Twitter ka thënë se “kërkesa për vendosjen e ushtrisë serbe në Kosovë është konflikt i pashpallur”.

“Serbia duhet të shpëtojë nga vetja. Ajo sfidoi shtetet që e njohin Kosovën si shtet”, përfundon ai.

Vuçiq, ka njoftuar se në mbrëmjen e 15 dhjetorit, Qeveria e Serbisë do t’i dërgojë KFOR-it një kërkesë elektronike për të kthyer një numër të caktuar të pjesëtarëve të policisë dhe ushtrisë serbe në Kosovë.

Vuçiq ka bërë të ditur se më 16 dhjetor ajo kërkesë do t’i dorëzohet përfaqësuesit të KFOR-it në kufirin me Kosovën.

Sipas mediave serbe, pas mbledhjes së Qeverisë së Serbisë, Vuçiq tha se vendimi është marrë unanimisht.   /TV Arbëria

Powered by WordPress