Mbrojtësi më i shtrenjtë anglez, Harry Maguire, nuk po kalon një sezon të mirë me Manchester United, ku ka mbetur zgjedhja e tretë e trajnerit Erik ten Hag.
Ten Hag po preferon dyshen, Lisandro Martinez dhe Raphael Varane para mbrojtësit anglez, i cili këtë sezon ka arritur të bëjë vetëm 23 paraqitje në të gjitha garat.
Kjo gjë ka bërë që të përhapen spekulime të shumta për të ardhmen e Maguire, të cilat sugjerojnë për një largim nga “Djajtë e Kuq” këtë verë.
Tani, rreth kësaj situate ka folur vetë Maguire, ku tha se prioriteti i tij është që të kontribuoj në suksesin e klubit.
“Unë e kam një rol të rëndësishëm brenda dhe jashtë fushës te Manchester United, kështu që çdo ditë unë mundohem të kontribuoj në suksesin e këtij klubi, nëse luaj ose nëse jo. Ky është prioriteti im tani. Unë punoj shumë fort në stërvitje dhe ajo është e gjitha që mund të bëjë”, tha Maguire.
/TV Arbëria