Pavarësisht autostradës, magjistralja Prishtinë-Ferizaj mbetet mjaft e frekuentuar. Në hyrje të Ferizajt, përkatësisht nga Prelezi i Jerlive e deri te dalja nga Ferizaj në drejtim të Kaçanikut, rruga është shumë e dëmtuar, thonë ngasësit e automjeteve që e frekuentojnë këtë rrugë.
Ata përveç rrezikut gjatë shmangies nga gropat, po ankohen edhe për dëmtim të automjeteve.
“Për besë rruga është shumë e prishur e amortizuar dhe kjo paraqet vështirësi në prishje dhe defekte të automjeteve . Është shtruar nja dy herë nuk e ka mbajtur përsëri është dëmtuar”, thotë Rrahman Aliu.
Nga Ministria e Infrastrukturës nuk kanë kthyer përgjigje për RTK-në se kur do të sanohen këto gropa.
Qytetarët shpresojnë që këtë vit të përfundojnë punimet në këtë rrugë magjistrale, në mënyrë që qarkullimi të jetë më lehtë dhe pa vështirësi.