Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Magbule Shkodra: Ndarja e 100 eurove për studentë është përpjekje për të joshur votuesit para zgjedhjeve

Magbule Shkodra: Ndarja e 100 eurove për studentë është përpjekje për të joshur votuesit para zgjedhjeve

Qeveria në detyrë ka marrë vendim që të ndajë nga 100 euro për studentë.

Rreth këtij vendimi, Arbëria TV ka kontaktuar analisten politike, Magbule Shkodra e cila thotë se ky vendim është një përpjekje për të joshur njerëzit që t’ia japin votën partisë në pushtet.

“Vendimi për t’iu ndarë studentëve nga 100 euro pak para mbajtjes së zgjedhjeve lokale nuk është asgjë më shume se një mënyrë për të keqpërdorur besimin e njerëzve, pra për të joshur me këto 100 euro studentët në mënyrë që shpresohet t’iu jepet vota  në këtë rast partisë në pushtet. Do të duhej të sanksionohet me ligj që para zgjedhjeve të mos lejohet ndarje e tillë e shumave sepse njëfarë mënyrë është një konfromotim, është një gjë jo e mirë të bëhet para zgjedhjeve, pra ky veprim ka prapavijë elektorale”, tha ajo për Arbëria TV.