Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Madruro e merr mandatin e tretë, Mbretëria e Bashkuar e shqetësuar: Publikoni shpejt dhe në mënyrë transparente rezultatet

Madruro e merr mandatin e tretë, Mbretëria e Bashkuar e shqetësuar: Publikoni shpejt dhe në mënyrë transparente rezultatet

Zyra e jashtme britanike ka lëshuar një deklaratë për situatën në Venezuelë duke kërkuar publikimin e rezultateve të detajuara, raporton The Guardian.

“Jemi të shqetësuar nga pretendimet për parregullsi serioze në numërimin dhe rezultatet e shpallura të zgjedhjeve presidenciale të së dielës në Venezuelë”, thuhet në deklaratë.

MB bën thirrje për “publikimin e shpejtë dhe transparent të rezultateve të plota dhe të detajuara për të siguruar që rezultati t’i pasqyrojë votat e popullit venezuelian”.

Nicolas Maduro dhe rivali i tij opozitar, Edmundo Gonzalez, kanë shpallur fitore në zgjedhjet presidenciale, derisa Perëndimi është i shqetësuar dhe dyshon në të dhënat zyrtare që e kanë nxjerrë presidentin venezuelas sërish fitues.