Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Macron emëron Michel Barnier si kryeministër të ri të Francës

Macron emëron Michel Barnier si kryeministër të ri të Francës

Presidenti Emmanuel Macron ka emëruar ish-kryenegociatorin e Brexit-it, Michel Barnier, si kryeministër të ardhshëm të Francës, tha Elysee në një deklaratë të enjten, duke i dhënë fund një kërkimi gati dy-mujor që paralizoi qeverinë.

Barnier shërbeu katër herë si ministër kabineti dhe dy herë si komisioner evropian përpara se të bëhej kreu i grupit të punës për Brexit në 2016. Një figurë konservatore nga partia Les Républicains, ai është një fytyrë e njohur në Bruksel, por më pak i njohur në vend.

“Ky emërim vjen pas një cikli të paprecedentë konsultimesh dhe në funksion të detyrës së tij kushtetuese, presidenti u sigurua që kryeministri dhe qeveria e tij të kenë kushtet më të qëndrueshme të mundshme”, thuhet në një deklaratë me shkrim nga Pallati Elysée.