Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Macron dhe Scholz në Serbi / Ukaj: E rrisin fuqinë dhe ekonominë e këtij vendi

Macron dhe Scholz në Serbi / Ukaj: E rrisin fuqinë dhe ekonominë e këtij vendi

 

Para disa ditësh kancelari gjermani, Olaf Scholz ishte në një vizitë në Beograd lidhur me projektin Jadar, ku sipas tij, ky projekt parasheh krijimin e një miniere litiumi në pjesën perëndimore të Serbisë. Scholz dhe Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Marosh Shefçoviq, kanë theksuar se gjatë mihjes së këtij minerali të rëndësishëm, do të respektohem standardet më të larta për ambientin.

Përgjatë Samitit për Lëndët e Para të Qëndrueshme në Beograd, blloku evropian dhe Serbia kanë nënshrkuar memorandum mirëkuptimi për partneritet strategjik lidhur me lëndën e parë të qëndrueshme, rrjetin e prodhimit të baterive dhe makinave elektrike, raporton TV Arbëria.

Lidhur me këtë çështje, për TV Arbëria ka folur analisti politik Fidan Ukaj, i cili deklaroi se vizita e Scholz në Serbi ishte për marrëveshje në emër të BE-s për litiumin e cila prek po ashtu edhe ekonominë e Gjermanisë.

“Në fakt kancelari Scholz vizitën e tij në Serbi e kishte në suaza me marrëveshje në emër të Bashkimit Evropian për litiumin, që marrëveshja e prek edhe ekonominë e Gjermanisë e që është prodhuesi më i madh i baterive në litium”, është shprehur Ukaj.

Analisiti potencn se Scholz ishte për të nënshkruar një marrëveshje e cila është shumë e rëndësishme për BE-në dhe Gjermanin, por që ka impakt ekonomikë edhe për Serbinë.

“Zoti Schols ishte në Serbi ku është nënshkruar një marrëveshje shumë e rëndësishme edhe për Bashkimin Evropian sidomos për Gjermanin por ka impakt ekonomikë shumë të madh edhe për Serbinë”, tha Ukaj.

Ndërkaq, ditën e djeshme është paralajmëruar vizita e presidentin të Francës Emmanuel Macron në Serbi e cila do të mbahet më 29 gusht të këtij viti.

Sa i përket kësaj vizite, Ukaj deklaroi se kjo tregon për një afërsi mes Serbisë dhe Francës, e cila ka qenë afërsi historike, ku sipas vlerësimit të analisitit politik kjo afërsi me këto vizita vetëm se po fuqizohet raporti i tyre, derisa shton se pashmangshëm Serbia ka disa kërkesa kundrejt Francës për blerjen e avionëve ‘Rafale’, ndërkohë Ukaj thotë se mbetet të shihet se a do t’ia shesë Franca, apo do të ketë edhe kërkesa të tjera që ishin dorëzimi i grupit terrorist të Radoiçiqit ku sulmuan Banjskën teksa mbeti i vrarë heroi Afrim Bunjaku.

“Vizita e paralajmëruar e Presidentit Macron në Serbi tregon për një afërsi e cila ka qenë edhe afërsi historike në mes Francës dhe Serbisë, e që tanimë veçsa po fuqizohet ky raport me Francën e Serbinë, dhe pashmangshëm Serbia ka disa kërksa kundrejt Francës e që i ka shfaq për blerjen e avionëve ‘Rafale’, gjë që mbetetet të shihet se vërtetë Franca a do t’ia shesë apo do të ketë edhe kërkesa të tjera që ishin me gjasë dorëzimi i grupit terrorist të Radoiçiqit për organe ligjzbatuese, por mbetetet të shihet se a do të ketë edhe kërkesa të tjera”, theksoi ai.

Ndër tjera, Ukaj në lidhje me dy vizitat në Serbi, nga Franca dhe Gjermania thotë se e rrisin fuqinë po ashtu edhe ekonominë e këtij vendi, ku edhe e afrojnë me perëndimin dhe vendet kryesore të BE-s.

“Sigurisht se edhe Franca dhe Gjermani vizitat e tyre në Serbi e rrisin fuqin edhe ekonomike të Serbisë, po ashtu, e rrisin dhe e afrojnë Serbinë me Perëndimin dhe vendet kryesore Ndërkombëtarët e Bashkimi Evropian e që janë Franca dhe Gjermania”, përfundoi Ukaj për TV Arbëria.

Powered by WordPress