Një mace e rëndë që peshon 11 kilogramë tani është në rrugën drejt dietës.
Macja e zezë Tanglewood, kishte shumë nevojë për kujdes, kështu që ajo është dërguar në Austin Pets Alive, një strehë kafshësh në Teksas, me programe shpëtimi të krijuara për të shpëtuar kafshët në rrezik.
Luis Sanchez, drejtor i marrëdhënieve me publikun në Austin Pets Alive, tha se Tanglewood tani është në kujdestari me menaxherin e birësimit të maceve, përcjell Telegrafi.
“Ne jemi ende duke e monitoruar atë ndërsa po punojmë për të përcaktuar shkakun, por jemi duke u fokusuar në simptomat e saj neurologjike dhe thyerjen e këmbës së përparme”, tha Sanchez.
“Pasi ai të fillojë të ndihet më mirë, ne do të jemi nxitësit e tij për ta bërë atë në një plan për humbje peshe dhe për ta ulur disa kilogramë”, shtoi ai.
Një mace shtëpiake duhet të peshojë rreth 3 deri në 4 kilogramë, në varësi të racës, sipas ASPCA.
Tanglewood u adoptua tetë muaj më parë, por më pas u kthye në Austin Pets Alive.
“Ajo kishte një këmbë të thyer kur ne e morëm dhe më pas ajo filloi të zhvillonte disa simptoma neurologjike që rezultuan në konvulsione”, tha Allie Dono nga Austin Pets Alive.
ASPCA vëren se mbipesha është një problem shumë i zakonshëm tek kafshët shtëpiake dhe mund të jetë i dëmshëm për shëndetin e një maceje ose qeni.
Një kafshë me mbipeshë ka shumë stres të shtuar në trupin e saj dhe është në një rrezik në rritje të diabetit, problemeve të mëlçisë dhe dhimbjeve të kyçeve.