Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Podujevës, Alban Zeka, ka kërkuar dorëheqje nga detyra.
Zeka në një përgjigje për Gazetën Insajderi, tha se arsyeja qëndron tek vëllimi i madh i punëve dhe mungesa e stafit.
“Arsyeja është vëllimi i madh i punëve, mungesa e inspektorëve, kemi hapur 10 herë konkurs dhe nuk kremi rekrutuar asnjë person për këtë punë. Kjo ma ka bërë të pamundshme zhvillimin e punës ashtu siç dëshiroi”, tha Zeka.
I njëjti është drejtori i pestë që largohet gjatë mandatit të Bulliqit.