Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > LVV paraqet ankesë për pasaktësi në rezultatet preliminare në disa qendra votimi

LVV paraqet ankesë për pasaktësi në rezultatet preliminare në disa qendra votimi

Zëvendësministri i Ekonomisë dhe zyrtari i LVV-së, Getoar Mjeku ka thënë se VV ka paraqitur ankesë për pasaktësitë në rezultatet preliminare.

Sipas tij, 716 vota të Lëvizjes i janë regjistru gabimisht subjektit Partia Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar në këto vendvotime:

0104/01 ShFMU “Drita” Gramaçel, Deçan

0402/11 ShFMU “Thimi Mitko” Gjilan

0617/02 ShFMU “Ismail Qemali” Saradran, Istog

1917/02 ShML “Ahmet Gashi” Prishtinë

2010/01 ShFMU “Mati Logoreci” Prizren

2805/01 ShFMU “Petar Kocić” Bubë, Zubin Potok

“Në këto vendvotime, Partia Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar ka 58, 243, 135, 159 dhe 121 vota të raportuara, kurse Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk ka asnjë votë (me përjashtim të vendvotimit në Prizren, ku ka 5)”, ka shkruar ai.