Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > LVV: Me Qeverinë Kurti, Serbia nuk është as në pesë vendet e para të importit në Kosovë

LVV: Me Qeverinë Kurti, Serbia nuk është as në pesë vendet e para të importit në Kosovë

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar listën e pesë shteteve që importojnë më së shumti mallra në Kosovë.

Përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare, Turqia, Gjermania, Kina, Greqia e Shqipëria, janë shtetet që importojnë më së shumti mallra në Kosovë.

Ndërkohë, në publikimin e të dhënave, Serbia s’është në mesin e pesë shteteve të para për import me qeverisjen aktuale, ndërsa në qeverisjet e kaluara, Serbia ndodhet e para nga shtetet që ka importuar më së shumti mallra në Kosovë.

Qeveria e Kosovës kishte ndaluar hyrjen e mallrave serbe në Kosovës, pas sulmit terroristë në Banjskë më 24 shtator të vitit të kaluar.

Kjo ndalesë është ndryshuar në tetor të këtij viti para takimit të Samitit të Procesit të Berlinit më 14 tetor pas kërkesës së Gjermanisë për zhbllokim të CEFTA-s.

Mallrat serbe tashmë hyjnë vetëm përmes pikës në Merdar të cilat u nënshtrohen një kontrollit të plotë.

Powered by WordPress