I ftuari i sotëm në ARB Debat me Rid Berisha, është Lutfi Haziri, kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ai në intervistën e realizuar për TV Arbëria flet për qeverisjen Kurti, sipas tij ky i fundit ka sjellur një krizë politike.
Haziri thekson se populli është sovran, dhe Kurti mundet të largohet nga qeverisja në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Sipas Hazirit Kosova ndodhet në një depresion politik e ekonomik.
“Po zoti Kurti është duke ndërtu, duke paralajmëru krizë të menaxhume nga vet ai, se ai që e prodhon krizën edhe e projekton mënyrën si me e menaxhu, krizat politike po shihen n’ajër po populli është sovran me 9 shkurt, populli mundet me largu, sepse iu kujtohet para katër viteve, zoti Kurti mori mandatë të fuqishëm, e liroi nga vota në Kuvend, ka mujt me ec, për katër vjet nuk ka ec, është i njëjti popull, që nëse don Kosova me e përballu këtë depresion ekonomik, politik, dhe këtë situatë që Kurti na e ka lënë në shpi, në atdheun tonë, në republikën tonë, duhet me e votu me i fuqizu ata që munden me shkaktu reforma, munden me shkaktu zhvillim ekonomik, munden me shkaktu jetë më të mirë për njerëzit”, ka thënë Haziri nga LDK-ja.
Ndër të tjera Haziri ka potencuar se njerëzit në Kosovë janë të dëshpëruar dhe e kanë humbur shpresën.
“Me vet faktin që njerëzit e Kosovës po lypin atdhe më të mirë Kosova nuk është atdheu i tyre, kur humbin njerëzit shpresën, për jetë më të mirë, ata dëshprohen. Ne e kemi pa çiftet e reja, sidomos prindërit e ri që kanë një fëmijë ose dy, dhe që kanë një rrogë ose dy rroga të mira në Kosovë po shkojnë brenda BE-së po gjejnë punë, dhe kur e pyet pse është arsyeja, thotë fëmija dojnë me shku në shkolla më të mira”, ka thënë ai. /tvarbëria/