Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Lutfi Haziri: Dokumenti i Asociacionit që është në tavolinën e Kurtit e sakaton Kosovën

Lutfi Haziri: Dokumenti i Asociacionit që është në tavolinën e Kurtit e sakaton Kosovën

Lutfi Haziri nga LDK-ja, i ftuar në emisionin ARB Debat me Rid Berisha, prodhim nga TV Arbëria, ka folur lidhur me çështjen e draft-statutit të Asociacionit.

Haziri ka thënë se dokumenti i Asociacionit që ndodhet në tavolinën e Kurtit dhe nuk ka shkuar në Gjykatën Kushtetuese, është dokumenti i keq, që e sakaton Kosovën.

E ka pranu në Bruksel, e ka pranu në Ohër e ka konfirmu në Kuvend, thotë po por, e kushtëzon, kjo është marrëdhënia e kushtëzume, dokumenti evropian që është në tavolinën e Kurtit e nuk ka shku në Gjykatën Kushtetuese, është dokument i keq, që e sakaton Kosovën, është më pak se republika sërpska është më shumë se krahina e Kosovës së 74-ës, nëse aj ja ka lanë zajednicë, është praktikisht është minus republika sërpska plus krahina, prokrahina, është diçka që e prek karakterin unitar të organizimit shtetëror, që ne e kemi të garantume me marrëveshjen e Vjenës”, ka thënë Lutfi Haziri. /tvarbëria/