Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > Lutfi Haziri del me një sqarim për takimin e palës së Kosovës dhe serbe në Zvicër

Lutfi Haziri del me një sqarim për takimin e palës së Kosovës dhe serbe në Zvicër

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka dhënë komentin e tij rreth takimeve në Zvicër mes përfaqësuesve palës së Kosovës dhe serbë, në të cilat u raportua se pjesëmarrës nga Kosova ka qenë edhe ai.

Mediumi NZZ am Sonntag raportoi gjatë fundjavës për takime “sekrete” që janë mbajtur në Zvicër mes Kosovës dhe Serbisë. Disa raportime të tjera bënë të ditur se bëhet fjalë për takime mes përfaqësuesish të partive parlamentare së Kosovës dhe serbe.

Haziri, si Ardian Gjini i AAK-së dhe Mimoza Kusari e Vetëvendosjes thotë se ato për çka raportoi NZZ janë takime që mbahen prej vitit 2015.

“Përkundër që NZZ, si gazetë me prestigj të lartë, ka bërë një shkrim dhe Departamenti i Jashtëm i Zvicrës ka bërë sqarimet adekuate, tashmë dihet se prej vitit 2015, ky Departament mbështet përmes CIG-ut një takim të përfaqësuesve politikë të Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut”, ka shkruar Haziri në Facebook.

Ai thotë se takimet janë mbajtur sipas rrgellave të “Chatham House”, që i bie se nuk bëhen publike as përmbajtja e takimeve, as deklaratat e pjesëmarrësve.

“Ky Departament punon në rregullat e “Chatham House” dhe palët takohen sipas një orari për të diskutuar çështjet e hapura në mes të Serbisë dhe Kosovës, në linjat e dialogut të Brukselit, por që është më shumë takim rekomandues, sikur takimi i fundit i mbajtur në Zvicërr që ka dalë me një nonpaper dhe ka rekomanduar mënyrën si të dilet nga kjo gjendje e bojkotit të institucioneve tona nga ana e serbëve të Kosovës dhe rolin e Serbisë në këtë bojkot”, thuhet në postimin e Hazirit.

“Formate të tilla të takimeve kanë organizuar dhe mbështetur edhe vendet tjera”.

Në fund, ai shkruan se LDK merr pjesë në të tilla diskutime, por dialogu mes Kosovës dhe Serbisë për normalizim të raporteve bëhet vetëm në Bruksel, nga Qeveria e Kosovës.

“LDK merr pjesë në çdo tavolinë që ftohet për të diskutuar çështje të tilla por negocimi i vetëm mbahet në Bruksel nga ana e kryeministrit, respektivisht Qeverisë së Kosovës”, shkruan nënkryetari i LDK-së.

 

Themes by WordPress