Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Yje > “Lutem që kjo flakë të mos shuhet kurrë” – dedikimi i Marinës për ditëlindjen e 42-të të Ghetto Geasyt

“Lutem që kjo flakë të mos shuhet kurrë” – dedikimi i Marinës për ditëlindjen e 42-të të Ghetto Geasyt

Ditën e sotme (e mërkurë) feston ditëlindjen reperi i njohur shqiptar, Getoar Selimi.

I lindur më 3 korrik të vitit 1982 në Prishtinë, Ghetto Geasy mbush plot 42 vite jetë.

Ai me këtë rast ka marrë urime të shumta dhe një i tillë nuk mungoi as nga partnerja e tij, moderatorja Marina Vjollca.

 

Bukuroshja e njohur ka ndarë një imazh të tij në rrjete sociale, ku edhe ka zgjedhur fjalët më të bukura.

“Sytë e mi ende ndizen sa herë që takojnë të tutë. Lutem që kjo flakë të mos shuhet kurrë”, nis postimi i prezantueses.

Ajo tutje theksoi: “Gëzuar ditëlindjen, zemër. Je burri dhe babai më i mirë. Të dua”.

Marina dhe Geti vlen të ceket se kanë bashkë një vajzë të quajtur, Marget.

Powered by WordPress