Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Lushtaku: Skenderaj nuk bëhet kurrë me ata që Kosovës i sollën përçarje e sanksione

Lushtaku: Skenderaj nuk bëhet kurrë me ata që Kosovës i sollën përçarje e sanksione

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Skenderajt, Sami Lushtaku në Facebook ka thënë se ky qytet nuk bëhet kurrë me ata të cilët Kosovës i sollën përçarje e sanksione.

“Skenderaj nuk është e nuk do të bëhet kurrë me ata të cilët sapo erdhën në pushtet, na e ndalën projektin e furnizimit me ujë në Brus, i cili do të zgjidhte problemin e furnizimit me ujë për qytetin dhe fshatrat e Skenderajt, e të cilët sot pa fije turpi premtojnë “Pendën e Kuqicës”. Skenderaj nuk bëhet kurrë me ata që as FSK-në nuk e dërguan kur ndodhi fatkeqësia natyrore e vërshimeve e 19 janarit 2023, e nuk kompenzuan mbi 10 milionë euro dëme në infrastrukturë publike e private. Skenderaj nuk bëhet kurrë me ata që nuk mbahen mend për asnjë projekt infrastrukturor e zhvillimor në Kosovë. Skenderaj nuk bëhet kurrë me ata që Kosovës i sollën vetëm përçarje, sanksione ndërkombëtare e prishje me aleatët tanë ndërkombëtarë, ShBA-të e BE-në, me të cilët Hashim Thaçi e Ushtria Çlirimtare e Kosovës krijoi miqësi nga malet e Kosovës në vitin 1998”, tha ai.