Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, ka reaguar rreth situatave të fundit që po ndodhin në Veri.
Ai ka thënë se shqiptarët dhe komunitetet tjera, që nuk janë pjesë e bandave kriminale janë duke kaluar çaste të tmerrshme dhe pasiguri totale.
Ai ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme dhe akterët e tjerë të sigurisë, të veprojnë pasi çështja është serioze dhe se urgjentisht duhet të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare dhe të intensifikohen komunikimet me aleatët.
Më tutje ai ka thënë se sovraniteti i shtetit tonë është i pacenueshëm dhe se duhet tu ofrojnë siguri qytetarëve në çdo cep të vendit. /TV Arbëria