Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Lushtaku për TV Arbëria: Kjo Qeveri do t’i gëzohej një dënimi të krerëve në Hagë, nuk pres diçka prej ‘Kurtoviqit’

Lushtaku për TV Arbëria: Kjo Qeveri do t’i gëzohej një dënimi të krerëve në Hagë, nuk pres diçka prej ‘Kurtoviqit’

Sami Lushtaku, kandidat për kryetar të komunës së Skenderajt ka komentuar rrëzimin e mocionit të Thaçit dhe të tjerëve nga Gjykata Speciale.

Lushtaku ka thënë se që nga fillimi ka besuar që Gjykata është politike, mirëpo shton se ka shpresuar për drejtësi në fund.

“Kam shpresu, të paktën kam shpresu edhe pse prej fillimit e kam dit që është Gjykatë politike edhe këtu veç drejtësi nuk ka. Këtë e kemi dit prej fillimit të këtij procesi por kam besu që së paku në fund të procesit Gjykata do ta ndryshojë mendjen, do të jep diçka të re, do të na jep një shpresë për të gjithë neve që po presim gjoja drejtësi.

Vendimet janë kundër shtetit të ri të Kosovës, natyrisht edhe kundër luftës së UÇK-së. Lufta e UÇK-së është ba për qytetarët e këtij vendi prandaj unë mendoj qe duhet t’i vijë turp të gjithë atyre që kanë mendim ndryshe”, ka thënë Lushtaku për TV Arbëria.

Lushtaku thotë se pret të ketë një protestë pas këtij vendimi.

“Qytetarët e Kosovës janë vërtet të zhgënjyer me këtë Gjykatë dhe nuk është me u çuditë edhe nëse ka pakënaqësi qytetare. Unë pres sikur pjesa më e madhe e qytetarëve që të ketë një protestë dhe protestë jo veç pak”, ka deklaruar tutje ai.

Tutje ai ka folur edhe për reagimet e Qeverisë në detyrë pas këtij vendimi. Ai ka thënë se kjo Qeveri do t’i gëzohej një dënimi të krerëve të UÇK-së, teksa kryeministrin në detyrë e ka quajtur ‘Kurtoviq’.

“Unë mendoj që këta i janë gëzu dhe i gëzohen edhe dënimit të tyre. Këta nuk kanë ndjenja për shtetin e Kosovës. Këta nuk i kanë dhanë kurrgjo shtetit. Nuk pres diçka prej kësaj Qeverie, sidomos prej këtij Kurtoviqi”, shtoi Lushtaku.