Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Lushtaku për Kurtin: Flet shqip, por mendjen e ka të sinkronizuar me Beogradin

Lushtaku për Kurtin: Flet shqip, por mendjen e ka të sinkronizuar me Beogradin

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku ka komentuar deklaratat e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili mbrëmë tha se PDK po merr instruksione në Hagë nga Hashim Thaçi e Kadri Veseli.

Lushtaku tha se Kurti në panik dhe i frikësuar nga hija e Thaçit dhe Veselit, po bën maksimumin për t’i dëmtuar ata në procesin delikat në të cilin ndodhen.

“Albin “misionari” flet shqip, por mendjen e ka të sinkronizuar me Beogradin kriminal.”, ka shkruar Lushtaku në Facebook.