Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka ndarë videomesazh.
Lushtaku përmes kësaj video tha se lideri aktual është duke promovuar antivlera, duke manipuluar të gjithë.
“Liderët duhet të jenë një shembull i qëndrueshmërisë dhe i sinqeritetit pa veprime kontradiktore që krijojnë hijet e hipokrizisë. Një ditë e shohim në shoqëri tradicionale duke ngrënë pasul me hoxhën dhe tjetrën duke promovuar antivlera. A është kjo një përpjekje për t’i manipuluar të gjithë dhe mungesë e një qëndrimi të qartë vlerësojeni ju! “, ka thënë ai.