Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Lushtaku kritikon Kurtin që shkoi në Shkup: Së pari duhet me u kry punët e shtëpisë, nuk i ka zgjidhë punët në Kosovë

Lushtaku kritikon Kurtin që shkoi në Shkup: Së pari duhet me u kry punët e shtëpisë, nuk i ka zgjidhë punët në Kosovë

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku e ka kritikuar kryetarin e VV-së, Albin Kurtin për shkuarjen në Shkup, pasi sipas tij, së pari duhet të kryhen punët e shtëpisë.

“Prej fillimit, sidomos pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetues, ka treguar joseriozitet. Mungesa e tij si deputet në kuvend por edhe si kryetar i kësaj partie tregon që do të bëjë gjithçka, do të shkel çdo ligj dhe kushtetutë vetëm e vetëm të mbajë pushtetin. Nuk është i interesuar për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve, siç nuk është i interesuar as për hallet e tyre të cilat po rriten. Së pari duhet të jenë prioritet punët e shtëpisë, pastaj të ketë diskutime për punë të shtëpisë në një forum tjetër, nuk i ka zgjidh punët e shtëpisë në Kosovë e që është për keqardhje”, tha Lushtaku para mediave.