Lushtaku kërkoi përgjegjësi për siç ka thënë ai aferat korruptive të Faton Pecit.
AI tha se kush po e pengon drejtëisnë në rastin e Pecit, Dejona Mihali apo Donika Gërvalla.
“Kur flet për moral politik e drejtësi, Faton Peci tingëllon si tallje me qytetarët. Njeriu që sot aktron prokurorin në Facebook, akuzohet për afera korruptive dhe grante për njerëz të afërt politikisht. Para se të mbajë ligjërata për drejtësi, duhet të japë llogari për milionat e taksapaguesve dhe mënyrën si janë ndarë ato. Dhe pyetja është e thjeshtë: kush po e pengon drejtësinë të veprojë ndaj aferave të Faton Peci? A janë Dejona Mihali e Donika Gërvalla?”, ka shkruar Lushtaku.