Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Lushtaku i PDK-së: Nuk pres mrekulli nga takimi në Bruksel, Lajçaku nuk është i paanshëm, e kuptoi edhe Kurti

Lushtaku i PDK-së: Nuk pres mrekulli nga takimi në Bruksel, Lajçaku nuk është i paanshëm, e kuptoi edhe Kurti

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, në një intervistë për Gazeta Blic, ka thënë se nuk pret mrekulli nga takimi Kurti-Vuçiq në Bruksel.

Ai thotë se në asnjë nga takimet e deritanishme s’ka pasur konkretizim të marrëveshjeve.

“Realisht nuk pres një mrekulli, as konkretizim të marrëveshjeve, e dimë që realisht nuk ka pasur asnjëherë në takimet që janë zhvilluar mes Serbisë dhe Kosovës, përfaqësuesve të qeverive, një konkretizim të marrëveshjeve edhe pse Marrëveshja e Ohrit ishte në pajtueshmëri por nuk pati nënshkrime. Gjithsesi nuk pres sidomos nga një ish ministër i Millosheviqit ndryshim të rolit të tij dhe në këtë aspekt nuk pres ndonjë ndryshim të madh”, thotë deputeti.

Lushtaku po ashtu ka folur dhe për qëndrimet e PDK-së për Lajçakun si ndërmjetësues i dialogut dhe qëndrimet e Kurtit për të, derisa thotë se tani kryeministri ka ardhur në të njëjtin përfundim.