Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, bashkë me kryetarin e Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, po qëndrojnë në një odë të Kleçkës.
Lushtaku në Facebook ka shkruar se nga këtu thonë ‘liria ka emër’.
“Toka e Kosovës është e larë me gjak përgjatë historisë. Në vendin tonë janë disa vende që në kohërat më të vështira kanë ditur që të bëjnë bashkë njerëz që shkruar epoka. Kleçka është ndër vendet kryesore të bashkimit për liri. Edhe sot, prej këtu, të bashkuar themi që LIRIA KA EMËR, UÇK”, ka shkruar Lushtaku në Facebook.