Një 19-vjeçare nga Lushnja ka bërë denoncim në komisariat për dhunë të ushtruar nga babai i saj.
I dyshuari është arrestuar nga policia si pasojë e ndërhyrjes të menjëhershme të efektivëve. Gjatë kontrollit të bërë, u sekuestrua edhe një thikë me të cilën dyshohet se 58-vjeçari kishte kërcënuar vajzën e tij, raporton topchannel.