Uk Lushi, aktivist dhe ish-ushtar i UÇK-së, ka reaguar në lidhje me videon e Mirlind Dakut, futbollist i Shqipërisë, ku shihet teksa nxit tifozët për sharje ndaj maqedonëve.
Sipas Lushit, FFSh-ja duhet të hetojë incidentin, duke kërkuar që Daku të suspendohet nëse vërtetohet se ka sharë maqedonët e serbët.
“Federata Shqiptare e Futbollit duhet ta hetojë incidentin me lojtarin Daku dhe nëse dëshmohet se ai ka brohoritur fyerje kundër popujve maqedonas e serb, duke i nxitur tifozët që ta bëjnë të njëjtën gjë, Daku duhet të pezullohet. Lojtarët duhet të jenë shembuj të mirë” – ka shkruar ai.