Dikur ish-ushtar i i UÇK-së, tashmë pjesë e lobit shqiptar në SHBA, Uk Lushi, ka shkruar një status rreth qëndrimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Paris të Francës.
Ndonëse kujtojmë se qëndrimi i Kurtit në Paris është për shkak të Lojërave Olimpike, Lushi diçka të tillë e ka vlerësuar si shpenzim i parave pa arsye sepse sipas tij, po qëndron më gjatë se atletët.
E madje qeverisjes së Kurtit, Lushi, i është referuar si “parodi qeverisje“.
“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tani ka qenë në Paris për Olimpiadën më gjatë se shumë atletë që janë kthyer tashmë në shtëpi. Kryeministri i një prej vendeve më të varfra të Evropës që shpenzon para pa asnjë arsye, ndërkohë që në Kosovë ka shumë për të bërë. Çfarë parodi qeverisjeje ky Kurti!” – ka shkruar ai.