Anëtarja e LDK’së, Jehona Lushaku- Sadriu, para mbledhjes së LDK’së, ka thënë se kryetari Lumir Abdixhiku do të dalë me letër dhe do të tregojë se a do të shkojë në takimin e thirrur nga kryeministri Kurti.
“Juve ju kujtohet edhe gjatë fushatës edhe para fushatës gjithë atë kritikë që e kemi ndërtu, e kemi ndërtu me argumente dhe kemi totalisht konsistencë, kështu që mos mendoni që kemi ndryshu dicka radikalisht. Jemi konsistent në qëndrimeve tona dhe ndaj të gjitha partivë politike, posaçërisht ndaj VV’së meqë kemi qenë kritikë ndaj gjuhës që është përdorur”, tha ajo.
“Përgjigjen e keni zyrtare me letër tani për pak nga kryetari”, shtoi ajo.
Ndërsa Lutfi Haziri refuzoi të përgjigjet.
“Ne çdo ditë punojmë njëjtë”, tha ai.
Kurti i ka kërkuar Abdixhikut takim këtë javë, duke ia ofruar dy ditë dhe tri orare të ndryshme si opsione për takimin.
“Me qëllim të konstituimit të plotë të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe procesit të zgjedhjes së Qeverisë së re, për t’u konsultuar paraprakisht, ju ftoj në takim të mërkurën, me datë 9 prill, në orën 15:00, apo të enjten, me datë 10 prill, në orën 9:00 ose në 14:00”, thuhet në letrën që Kurti ia ka dërguar Abdixhikut.