Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Lumiri e zgjodhi Albinin para shtetit

Lumiri e zgjodhi Albinin para shtetit

Shkruan: Afrim Kasolli

Me një arsyetim banal dhe tërësisht të nxitur nga motive kalkuluese momentale, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, qenka munduar të arsyetohet politikisht para opinionit se pse subjekti i tij votoi pro deputetit Nenad Rashiq si nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, nga rradhet e minoritetit serb, edhe pse i njëjti hiç më larg se dje deklaronte se nuk i takon kjo pozite

Ai shkruan se këtë hap e ndërmorëm fillimisht nga motivi për ta debllokuar punën e Kuvendit, për ta shtuar presionin e afateve kushtetuese mbi partinë fituese të zgjedhjeve për Qeverinë, ku e njëjta do të testohet shumë shpejt se a i ka numrat apo jo, dhe më kryesorja pas analizimit të aktgjykimit te Gjykatës Kushtetuese, por pa cituar asnjë nen specifik, se ku e bazon këtë veprimm

Ndërkohë, Aktgjykimi i fundit siç dihet tekstualisht ashtu si rregullorja e Kuvendit, e specifikon propozimi për nënkryetarin e Kuvendit nga partitë minoritare serbe i takon grupit më të madh parlamentar të këtij komuniteti. Dhe në vend të ketij parimi, Lumiri u pajtua se tash e tutje ky propozim është kompetencë e Dimal Bashes.

Sidoqoftë, ky maskim paraqet një mashtrim të dyfishtë. Sikur, Lumiri të ishte nisur vetëm nga ato shqetësime që i permend, ai do të votonte pa hezitim edhe kandidatin e Listës Serbe, votim i cili do të ishe shumë me afër normave kushtetutese dhe praktikës së deritanishme parlamentare në themelimin e Kryesisë së Kuvendit. Pavarësisht se i njëjti a do t’i fitonte votat apo jo? Dhe kur t’i vinte radha Nenad Rashiqit atëherë ta vazhdonte të votonte në fund edhe për të njëjtit. .

Mirëpo, LDK-ja e Lumirit zgjodhi të abstenonte në rastin e parë së bashku me partitë tjera shqiptare, sepse ky ishte qëndrimi i Albin Kurtit. Pra qëllimi ishte që të shmangej etiketimi nga ky i fundit si ithtar i Listes Serbe. Dhe në fund të deshmohej para opioninonit se Lumiri vazhdon të jetë një dishepull besnik i narracionit të Albin Kurtit

Në këtë drejtim i njëjti sot padyshim e se e ka korrur një “sukses” politik. Ai e fitoi certifikaten e patriotizmit të sapolëshuar nga Dejona Mihalli. Por me këtë fitore e shtroi rrugën e humbjeve të reja dhe afatgjata për shtetin e Kosovës. /TV Arbëria