Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Lumir Abdixhiku feston 12-vjetorin e martesës: “Të faleminderit për çdo ditë, Albina”

Lumir Abdixhiku feston 12-vjetorin e martesës: “Të faleminderit për çdo ditë, Albina”

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka festuar sot 12-vjetorin e martesës me bashkëshorten e tij, Albina Kastrati-Abdixhiku.

Me këtë rast të veçantë, Abdixhiku ka ndarë një mesazh të ngrohtë dhe plot emocion në rrjetet sociale, ku ka shprehur mirënjohje për dashurinë dhe përkushtimin e Albinës ndër vite.

“Me Albinën i bëmë 12 vite martesë. Ajo vazhdon të jetë po e njëjta. E mbushur me mirësi, plot jetë e përplot dashuri,” ka shkruar ai, duke shtuar: “Të faleminderit për çdo ditë, për çdo kujdes, mbi të gjitha për mbështetjen e madhe që ke për ne. Unë, Era e Rozi jemi me shumë fat që të kemi”.

Në përfundim të urimit, Abdixhiku uroi për vite të tjera të lumtura në çift: “Gëzuar për vitet që vijnë, për dashurinë që rritet, për ne të dy, gjithmonë”.